LDK-ja sot zyrtarisht i përgjigjet Kurtit, në ora 16:00 mblidhet kryesia e ngushtë e partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila do të mbahet sot pasdite duke filluar nga ora 16:00.

Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anto Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Quni për Rtv 21 ka deklaruar se pas takimit do të dalin me qëndrim publik rreth letrës së liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Sot do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë ftesën(letrën) e Kurtit e më pas do të dalim me qëndrim publik. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00”, ka thënë Anton Quni.