LDK-ja prezanton sloganin “Shteti është shtet”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin e saj për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shteti. Shtet.” – është slogani i kësaj partie që është shoqëruar edhe me një video ku Avdullah Hoti, numëron të arriturat gjatë qeverisjes së tij.

“Shteti për neve është i shenjtë. Shteti është shtet dhe duhet të ruhet”, thotë Hoti derisa bën thirrje për rend demokratik.

Hoti gjithashtu kujton se kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën thotë se e ka kthyer Kosovën në nyje gjeopolitike.

Ne edhe pse me resurse të pakta shëndetësore renditemi në vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë. Ndihmuam shëndetësinë, komunat, arsimin, familjet në asistencë sociale. Kemi rivendosur miqësitë me vendet mike. Kemi nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardh që e kthen shteti tonë në nyje gjeopolitike. Unë jam i vendosur për thellim të miqësive dhe jo selektim të miqve dhe izolim të shtetit. Ne nuk lejojmë që të sfidohet demokracia e fjala e lirë”, ka thënë Hoti.