Nënkryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së vet karshi propozimit të Vetëvendosjes për Kryetare të Kuvendit: Albulena Haxhiun.
LDK nuk do ta votojë që Haxhiu të kalojë si Kryetare e Kuvendit.
“LDK nuk ndryshon vendimin e fundit”, tha Lutfi Haziri për Gazetën Blic.
Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota në dy votime në seancën e së shtunes.