Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka dorëzuar listën e LDK’së për certifikim në KQZ.
Ai tha se pavarësisht garës së ashpër që mund të të zhvillohet në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja do të dal fituese.
Për sa i përket listës zgjedhore, Abrashi theksoi se nuk do të publikohet deri në përfundimin e hetimeve nga KQZ-ja.
“Sot në kuadër të rregullave të KQZ’së, LDK’ja në kuadër të orarit e ka dorëzuar listën që besoj që do të jetë më e mira dhe që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti. Sado që të jetë një garë e ashpër LDK’ja do të jetë fituese e zgjedhjeve. Nuk ngutemi sepse e kemi edhe një orar për hetim nga KQZ’ja. Në ditët në vijim gjatë fushatës do t’i prezantojmë kandidatët dhe 10 e parë”, ka thënë Abrashi.