Lautaro Martínez është shënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve nëse llogarisim vetëm vitin kalendarik 2025, përfshirë të gjitha skuadrat europiane: 11 gola në 10 ndeshje. Në sezonin aktual të Champions-it, ai ka 3 gola në 2 ndeshje; dopietë kundër Slavia Pragës dhe një gol ndaj Union SG, ndërsa kundër Ajax-it mbeti në stol.
Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke nisur nga ndeshja me Sparta Pragën në janar 2025, argjentinasi realizoi: 1 gol ndaj çekëve, 3 gola kundër Monaco, 1 gol ndaj Feyenoord, 2 gola në dy ndeshje kundër Bayern Munich, 1 gol në dy përballjet me Barcelonën.
Kundër Feyenoord, njëherë qëndroi në stol, ndërsa në finalen e hidhur të Mynihut ndaj PSG-së, të humbur thellë 5-0, kapiteni zikaltër nuk arriti të shënonte.
The post Lautaro vendos rekord në Ligën e Kampionëve, askush si kapiteni i Interit më 2025 appeared first on Telesport.