Lautaro-Thuram për mrekullinë kundër “makinerisë perfekte” Arsenal, dilema në mesfushë

Arsenali vjen në “San Siro” si një makineri perfekte: 6 fitore në 6 ndeshje Champions-i, 17 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar, si dhe kryesues absolut në Premier League me vetëm 2 humbje në 22 ndeshje. Pikërisht për këtë arsye, sfida e së martës mbrëma përfaqëson një mision të vështirë për Interin.

Skuadra e Cristian Chivu vjen nga 2 humbje europiane në minutat e fundit kundër Atletico Madridit dhe Liverpool-it, por në kampionat është në formë të shkëlqyer: 8 fitore dhe një barazim në 9 javët e fundit. Zikaltrit janë aktualisht të gjashtët me 12 pikë në Champions dhe fitorja do të ishte vendimtare për kualifikimin direkt, duke shmangur “play off”-in.

Chivu do të mbështetet te kapiteni Lautaro Martinez, në moment shumë të mirë forme, në duet me Marcus Thuram. Në mbrojtje rikthehet Bastoni, ndërsa dilema mbetet në mesfushë mes Mkhitaryan dhe Sucic, me armenin favorit. Mungojnë Dumfries, Calhanoglu, Di Gennaro dhe Palacios.

The post Lautaro-Thuram për mrekullinë kundër “makinerisë perfekte” Arsenal, dilema në mesfushë appeared first on Telesport.