Lautaro “sundon” Europën, barazon rekordin e Crespo. Quajeni “snajperi” i Champions-it

Goli i fundit në Serie A ndaj Cremonese, i datës 4 tetor, dhe disa gabime të fundit përballë portës kundër Napolit, Fiorentinës dhe Veronës kishin ngritur dyshime mbi formën e Lautaro Martínez tek Interi. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në sfidën ndaj Kairat Almaty, ku kapiteni zhbllokoi rezultatin me një gol tipik për të, plot forcë, vendosmëri dhe instinkt.

Në Champions League, sulmuesi argjentinas nuk është ndalur kurrë. Ai ka shënuar një gol çdo 43 minuta, një statistikë që tregon qartë diferencën mes paraqitjeve të tij në Europë dhe në kampionat. Në fakt, me 4 gola në 3 ndeshje (pa përfshirë sfidën me Ajax), Lautaro është bërë vetëm lojtari i tretë i Interit që arrin të shënojë në tri ndeshjet e para sezonale të Champions-it, pas Eto’o (2010/11) dhe Adriano (2004/05).

Rekordi I tij nuk ndalet këtu. Sipas “Corriere dello Sport”, Lautaro është lojtari me më shumë gola në Champions gjatë vitit 2025 (12 gola). Me 25 gola gjithsej në karrierën e tij në Champions, ai ka barazuar Hernán Crespo në vendin e tretë të listës së argjentinasve më produktivë në historinë e kompeticionit. Përpara tij qëndrojnë vetëm Lionel Messi (129) dhe Kun Agüero (41). Kjo statistikë konfirmon se për “El Toro”, Champions-i është terreni ideal. Sezonin e kaluar shënoi 9 gola në 14 ndeshje, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të frikshëm të Europës.

 

The post Lautaro “sundon” Europën, barazon rekordin e Crespo. Quajeni “snajperi” i Champions-it appeared first on Telesport.