Lautaro shënoi 2 minuta pas hyrjes në lojë dhe parakaloi Maradonën tek Argjentina

Në mbrëmjen e Lionel Messit, protagonizëm pati edhe Lautaro Martinez. Në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës, goli i dytë erdhi nga kapiteni i Interit. I futur në fushë në minutën e 74-t, Lautaro shënoi vetëm dy minuta më vonë.

Ky gol i jep një arritje personale të madhe. Ai hyri në top-5 golashënuesit e të gjitha kohërave të Argjentinës, duke kaluar legjendën Diego Maradona (33 gola për Lautaron ndaj 32 të Maradonës).

Pas ndeshjes, Lautaro foli për Messin: “Një mbrëmje emocionuese, për t’u mbajtur mend. Do të mbetet përgjithmonë me ne për atë që Leo përfaqëson. Nuk flas vetëm për të si lojtar, por për lidershipin, mësimet dhe si person”.

Ja top-golashënuesit e Argjentinës:
Messi – 114 gola
2. Batistuta – 55
3. Aguero – 41
4. Crespo – 35
5. Lautaro – 33
6. Maradona – 32
7. Higuain – 31
8. Di Maria – 31
9. Passarella – 21
10. Mastantonio – 19

The post Lautaro shënoi 2 minuta pas hyrjes në lojë dhe parakaloi Maradonën tek Argjentina appeared first on Telesport.