Pjesa e parë mes Interit dhe Romës është mbyllur në barazim 1-1, në sfidën që po luhet në “San Siro” dhe është e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit kanë gjetur avantazhin që në minutën e parë.
Pas një topi të gjatë të Manuel Akanji dhe asistit të Marcus Thuram, ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Kujtojmë se argjentinasi mungonte që nga 18 shkurti dhe rikthehet pas më shumë se një muaji, direkt me gol.
Në minutën e 40-të, Roma do të barazonte shifrat. Pas një pasimi të Matias Soule për Devyne Rensch, holandezi kroson në zonë dhe aty Gianluca Mancini zë në befasi mbrojtjen e zikaltërve dhe dërgon me kokë topin në portën e Yann Sommer. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
The post Lautaro rikthehet me gol, Mancini vendos barazpeshën në “San Siro”. Mbyllet pjesa e parë (video) appeared first on Telesport.










