Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, foli për kanalet zyrtare të klubit pas fitores së thellë 5-0 në “San Siro”, ndaj Torinos: “Ndjesitë janë fantastike. Pas Botërorit për Klube kemi folur shumë mes nesh, trajneri po na jep një ndihmë të madhe dhe na shtyn të punojmë shumë. Ndaj Torinos u pa një skuadër që, kur humbiste topin, dëshironte ta rikuperonte menjëherë.
Ky është mentaliteti me të cilin kemi nisur me trajnerin e ri, jemi të kënaqur për këtë debutim. Të gjithë, edhe ata që hynë nga stoli, ishin të motivuar. Në fillim të sezonit energjitë rinovohen, që në start treguam dëshirë të madhe për t’u rikthyer fuqishëm. Ne jemi Interi dhe gjithmonë duhet të qëndrojmë lart.
Goli? Sigurisht që të gjithë golat janë të rëndësishëm, por e rëndësishme është që topi të shkojë në rrjetë, sepse ka periudha që topi nuk hyn. Jam shumë i kënaqur me qasjen dhe mentalitetin. Sa i përket cilësisë, ende duhet të përmirësohemi, por jam i kënaqur me atë që pamë ndaj Torinos. Rezultati konfirmon performancën, guximin dhe mentalitetin e duhur që kemi treguar në këtë fillim sezoni”.
The post Lautaro, pas startit 5-0 ndaj Torinos: Treguam dëshirë të madhe për t’u rikthyer fuqishëm appeared first on Telesport.