Juan Sebastián Verón, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi ndeshjen Inter-Como dhe duelin mes Lautaro Martínez e Nico Paz. Për kapitenin zikaltër tha: “Lautaro shënon në çdo mënyrë, luan për skuadrën dhe në zonë është vdekjeprurës. Ta markosh është shumë e vështirë. Tani ka edhe staturën e liderit, është një nga sulmuesit më të mirë në botë, bashkë me Haaland, Mbappé, Vinicius dhe Lamine Yamal”.
Për Nico Paz u shpreh: “Është gjithmonë në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo do të thotë se di ta lexojë aksionin dhe e ka futbollin në gjak. Në moshën 21-vjeçare nuk është e lehtë të jesh kaq i gatshëm. E ardhmja është e tij, por edhe tani është një lojtar që imponohet. Pa e ekzagjeruar, jemi përballë një talenti që mund të bëhet fuoriklas”.
Verón përjashtoi krahasimet personale: “Nuk më pëlqejnë krahasimet, sidomos mes epokave të ndryshme. Unë isha më shumë mesfushor, ai më shumë sulmues. Ka diferencë”.
The post “Lautaro, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nico Paz, e ardhmja është e tij” appeared first on Telesport.











