Lautaro në elitën e bomberave europianë; shifra rekord për veten dhe Interin

Lautaro Martínez nuk i dëgjon kritikat: “Kam mësuar t’i menaxhoj”. Mund të jetë edhe “serbes”, por argjentinasi bën të buzëqeshë Interin dhe tifozët. “Nuk kam qenë kurrë kaq i fortë”, – tha së fundi për “Gazzetta dello Sport”, një ide që e konfirmoi edhe kundër Genoa.

Goli i tetë në kampionat e çon në krye të renditjes së golashënuesve dhe i jep Interit vendin e parë i vetëm në Serie A. “E rifituam kreun sepse kemi punuar, kemi ditur të vuajmë dhe mendojmë vetëm për veten, – tha ai për DAZN. – Thonin se shënoja vetëm në Serie A, tani edhe në Champions…”

Lautaro flet me shifra: 12 gola këtë sezon, përfshirë 4 në Kupë. Ai është një nga katër lojtarët që kanë kontribuar në mbi 10 gola në secilin nga 7 sezonet e fundit në 5 ligat e mëdha europiane (8 gola dhe 3 asistime në 15 ndeshje), bashkë me Mbappé, Haaland dhe Kane. Që nga debutimi në Serie A (2018/19), askush nuk ka më shumë ndeshje me të paktën një gol dhe një asist se Lautaro: 15, sa Lukaku dhe Immobile.

The post Lautaro në elitën e bomberave europianë; shifra rekord për veten dhe Interin appeared first on Telesport.