Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, në intervistën për “Matchday Programme” të ndeshjes Inter-Juve, ka rrëfyer rrugëtimin që e çoi te zikaltrit. Ai tha se ka mësuar shumë nga guximi dhe vendosmëria: “Guximi, sidomos kur bëra hapat e parë në futboll, më ka ndihmuar shumë. Sot ndihem një futbollist më i pjekur, jam i krenar që jam kapiten i një ekipi të rëndësishëm si Interi. Për jetën time, karrierën dhe familjen time, ky klub ka shumë vlerë”.
Për fjalën më të rëndësishme: “Sakrifica, një tipar që më ka transmetuar babai im. Vij nga një familje që shpesh ka jetuar me pak, kështu që sakrifikimi ka qenë i domosdoshëm dhe i çmuar, pastaj respekti është padyshim një vlerë themelore”.
Këshilla për të rinjtë: “Vëzhgimi dhe dëgjimi ka qenë shumë i rëndësishëm, më bëri të rritem dhe të mësoj shumë. E kam bërë gjithmonë me shokët e skuadrës, duke filluar nga Diego Milito te Racing. Shikoja kontrollin e tij, lëvizjet, dëgjoja çfarë thoshte. Po të njëjtën gjë kam bërë duke parë babain tim”.
Kur hyn në fushë: “Mendoj për të gjitha sakrificat që kam bërë për të arritur deri këtu dhe përpiqem të shijoj çdo moment”.
The post Lautaro Martinez: Krenar që jam kapiten i Interit, sa shumë kam mësuar nga Milito appeared first on Telesport.










