Lautaro Martinez drejt konvertimit në legjendë, i pesti në historinë e Interit

Lautaro Martinez po bëhet një legjendë e Interit. Shifrat e tregojnë këtë.

Kapiteni i Interit shënoi golin e tij të parë të sezonit mbrëmë në fitoren 0-2 me Cagliari. Kjo ishte ndeshja e pestë e kampionatit italian. Ai numëron 12 gola në po kaq sfida kundër këtij ekipi.

Argjentinasi mbrëmë arriti kuotën e 117 golave me fanellën zikaltër, duke kaluar legjendën Sandro Mazzola (116 gola).

Lautaro Martinez tashmë e sheh veten në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Interit.

Para tij janë Alessandro Altobelli (128), István Nyers (133), Benito Lorenzi (138) dhe Giuseppe Meazza-s (197 gola).

The post Lautaro Martinez drejt konvertimit në legjendë, i pesti në historinë e Interit appeared first on Telesport.