Lautaro ironik: Thonin se shënoja vetëm në Serie A, jo në Champions. Tani anasjelltas…

Lautaro Martinez shpjegoi se zhgënjimi për derbin e humbur tashmë ka kaluar: “Meritonim më shumë, por kemi kthyer faqen”. Në prag të sfidës së Champions-it ndaj Atletico Madridit, kapiteni tha: “Ky kundërshtar ka vlera të mëdha, e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje, pas asaj të së dielës”.

Sa i përket dallimit mes kampionatit dhe Champions-it, ai shtoi me ironi: “Më parë thonin se shënoja vetëm në kampionat dhe jo në Champions, tani thonë të kundërtën. Unë jam i qetë, punoj për t’iu dhënë gëzim tifozëve”. Lautaro beson te forca e Interit: “Jam i bindur që skuadra është mirë, është e fortë. Do të provojmë të kthehemi me pikë në Itali”.

Ai u shpreh edhe për sezonin e kaluar: “Ajo ndeshje është e shkuara, na mësoi shumë”. Për Julian Alvarez: “Flasim shpesh, jam i lumtur për mënyrën si e ndihmon klubin dhe kombëtaren”.

The post Lautaro ironik: Thonin se shënoja vetëm në Serie A, jo në Champions. Tani anasjelltas… appeared first on Telesport.