I intervistuar nga “ElGrafico”, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, deklaroi: “Kur lashë futbollin, e kuptova se duhej të përgatitesha për jetën më pas. U regjistrova në ‘Bocconi’, një nga universitetet më të mira në Itali, ku përfundova një master dhe së shpejti do të shkruaj tezën time. Kjo më hapi mendjen edhe nga perspektiva e menaxhimit. Si menaxher kuptoj se ka shumë për të bërë për ta përmirësuar çdo aspekt”.
Zanetti foli edhe për dy bashkëkombës të veçantë; Diego Milito dhe Lautaro Martinez. Për “Princin”: “Ishte një sulmues shumë inteligjent; mjafton të kujtojmë vitin e tripletës dhe Champions League. Diego ishte kyç jo vetëm për golat, por edhe përkushtimin ndaj skuadrës”.
Për kapitenin aktual: “Lautaro më bën të lumtur për mënyrën se si ia ka dalë mbanë dhe si po rritet. Punon gjithmonë për të dhënë maksimumin. Është kapiten dhe model, me ndjenjë të madhe përkatësie. Të kemi kapiten argjentinas tek Interi është një kënaqësi e madhe për mua”.
The post “Lautaro është kapiteni model që duhet ndjekur, gjithmonë punon për të arritur më të mirën” appeared first on Telesport.