“Ngrihu dhe vazhdo përpara, ngrihu dhe vazhdo përpara, si gjithmonë”. Këto janë fjalët e një kapiteni, Lautaro Martinez, i goditur nga një tjetër humbje në derbin kundër Milanit, por që dëshiron të shohë përpara, drejt supersfidës së Champions League kundër Atletico Madridit. Megjithatë, “Tuttosport” ka ndaluar te një aspekt i veçantë i tij: këtë sezon, kundër të mëdhenjve, në përballjet direkte, sulmuesi argjentinas i Interit ka mbetur në hije.
Juventus, Roma, Napoli dhe Milan janë skuadrat e mëdha kundër të cilave ka mbetur “thatë”, ndryshe nga sa arrin të bëjë në Europë dhe ndaj kujtdo tjetër me 4 gola në 3 ndeshje. Dhe mungesa e tij, pavarësisht pritjes së pabesueshme të Maignan dhe topit të mundshëm të 1-0, që u përplas në shtyllë, në derbin ndaj Milanit, e vë edhe më keq në pozitë situatën e “Toro” pas humbjes së shkaktuar nga Pulisic.
Ndërkohë, për ndeshjen kundër Atletico Madridit, numri 10 zikaltër pritet të jetë titullar për të tentuar menjëherë rikthimin te goli. Me Dumfries të dëmtuar edhe për një kohë jo të shkurtër, pasuesi natyral i holandezit në krahun e djathtë do të jetë sërish Carlos Augusto, sipas të përditshmes piemontese. Mkhitaryan, nga ana tjetër, mund të rikuperojë mjaftueshëm për t’u futur në listën e të grumbulluarve, por më e mundshme është që të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e kampionatit kundër Pisa.
The post Lautaro, ç’po ndodh me ty kundër të mëdhenjve?! Asnjë gol me Interin në 4 përballje direkte appeared first on Telesport.











