Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka lajmëruar se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Adem Latifi.
Latifi tregoj se vëllai i tij vdiq nga koronavirusi.
“E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baci Adem! Më ishe më shumë se vëlla”, kishte shkruar ndër të tjera Latifi në postimin e tij.
Ai njoftoi se varrimi i vëllait të tij do të bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Ratkoc.