Analisti politik Blerim Latifi ka komentuar aktualitetin politik në Kosovë, ku e ka lidhur me një fabulist ‘Fedri’ të kohës së lashtë ku thotë se njeriu u mësua të mos i shohë gabimet e veta, por t’i ketë përherë parasysh ato të të tjerëve qysh nga ajo periudhë.
Latifi e përmbedh përmes një fabule të thjeshtë, “njeriu është i verbër ndaj vetvetes dhe shumë vigjilent ndaj tjetri”, duke shtuar se njëjtë po veprojnë edhe politikanët në Kosovë.
Madje e konkretizon me atë që ‘moraliteti politik shndërrohet në një pasqyrë të shtrembër, ku secili sheh vetëm fajin e tjetrit dhe beson se e drejta është në anën e tij.
“Këtë e dëshmon sot politika në Kosovë, ku çdo palë mban barrën e vet pas shpine, por e tund para të tjerëve barrën e kundërshtarit. Askush nuk sheh veset e veta, sepse ato janë pas shpinës, në terrin e vetëjustifikimit. Kështu, moraliteti politik shndërrohet në një pasqyrë të shtrembër, ku secili sheh vetëm fajin e tjetrit dhe beson se e drejta është në anën e tij. Kjo e pamundëson të vetmin mekanizëm që e mbron një shoqni pluraliste nga vetêshkatërrimi: marrëveshjen”.










