Latifi: Në një vend ku nuk ka ekonomi, partitë shndërrohen në biznesin më të rëndësishëm

Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar fillimin e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat po mbahen në Kosovë.

Latifi deklaroi se vetëm koha e zgjedhjeve aktivizon tensione e debate sepse kur mungojnë zgjedhjet, vendi zhytet në monotoni.

Sipas tij në një vend ku nuk ka ekonomi, partitë shndërrohen në biznesin më të rëndësishëm.

Postimi i plotë:

Nesër fillon fushata për balotazhin.Një javë plot tensione, debate të zjarrta në televizione dhe çajtore, akuza reciproke, pazare partish e kandidatësh, premtime të të gjitha llojeve, pa doganë. Thjesht edhe një javë interesante në kët’ moçalin tonë politik e shoqnor, i cili kur nuk ka zgjedhje zhytet në monotoni.Mbase do të ishte mirë të mbajmë zgjedhje çdo gjashtë muaj, ngase kur nuk po ka zgjedhje, s’po kemi për çfarë të flasim. Sepse asgjë nuk na duket interesante nëse nuk lidhet disi me partitë. Sepse në një vend ku nuk ka ekonomi, partitë shndërrohen në biznesin më të rëndësishëm.

Related Posts