Latifi: Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën

Këshilltari i Kadri Veselit ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, se nëse ai zgjedhet kryetar i partisë do të ketë vija të kuqe me të gjitha partitë, duke i quajtur gjëra që ta ofendojnë inteligjencën, shkruan fokusi.info

Përmes një postimi në facebook, Latifi ka thënë se në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra, që ta ofendojnë inteligjencën.

Postimi i plotë i tij:

“Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën. Këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve”, ka thënë Latifi./Fokusi.info/