Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për largimin e kolegut të tij, Fisnik Ismaili, nga subjekti politik që drejton.
Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Ismaili, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, është larguar nga politika, e jo thjesht nga PSD-ja.
Ismaili kishte thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se tash e tutje nuk i përket asnjë grupimi politik, ndërsa në PSD kishte qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
I pyetur nëse do të ketë largime të tjera nga PSD-ja, Ahmeti është përgjigjur: “Njëherë për njëherë jo”.