Larg duart nga Alvarez! Atletico Madridi frenon agjentin e agjentinasit, Barcelona i ka “zënë pritë”

Julian Alvarez nuk preket. Atletico Madridi e pagoi vetëm një verë më parë sulmuesin argjentinas për 75 milionë euro, plus 15 milionë bonuse. Sezoni i parë me fanellën “rojiblanco” e ka justifikuar plotësisht investimin: 29 gola dhe 7 asiste, duke e kthyer menjëherë në idhullin e tifozëve “colchoneros”.

Për këtë arsye, në shtëpinë e Atletico Madridit është e qartë se e ardhmja e projektit sportiv kalon pa asnjë dyshim nga kampioni i botës 2022, ndaj nuk ka shumë për të diskutuar. As kur agjenti i tij, Fernando Hidalgo, në programin “Sólo para culés” deklaroi: “E tashmja është tek Atletico Madridi. Do të shohim si do të shkojnë negociatat, sepse futbolli ndryshon shumë shpejt. Do të duhet të flasin me klubin, që do të vlerësojmë situatën. Me siguri do të jetë negociatë me tri palë”.

Një lëvizje që synon të sigurojë rritje page, për ta çuar Julian Alvarez në nivelin e 20 milionë eurove bruto, sa përfiton portieri Oblak. Edhe pse ish-sulmuesi i Manchester City ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030 dhe klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh, Barcelona ka tentuar të ndërhyjë. Madje vazhdon ta monitorojë situatën e lojtarit të lindur në vitin 2000, raporton “Mundo Deportivo”.

Aktualisht, “colchoneros” nuk kanë ndër mend të procedojnë me rritjen e rrogës, pasi nuk është ndër prioritetet e momentit, duke qenë se janë të fokusuar në marrëveshjet që po finalizohen (përfshirë Ruggeri dhe Cardoso) dhe një merkato vere prej 200 milionë eurosh. Rregullimi i kontratës së Alvarez do të vijë, por jo tani.

The post Larg duart nga Alvarez! Atletico Madridi frenon agjentin e agjentinasit, Barcelona i ka “zënë pritë” appeared first on Telesport.