Moderatori Ermal Panduri ka denoncuar përpjekje për t’i frikësuar lidhur me emisionin e tij, ku do të zbulojë informacione të rëndësishme nga laptopi personal i Nazim Bllacës, shkruan Fokusi.info.
Sipas tij, ish-punëtorë të EULEX-it po tentojnë ta pengojnë duke përdorur metoda shantazhi si telefonata, mesazhe të koduara dhe kërcënime.
Në një postim në Facebook, Panduri thekson se emisioni do të transmetohet pa asnjë vonesë dhe paralajmëron se sonte në ora 21:00 do të publikohen dosje sekrete të EULEX-it, email-e me prokurorë serbë, audio-incizime ku Bllaca dyshohet të ketë kërcënuar drejtësinë ndërkombëtare, si dhe emra që nuk janë përmendur kurrë publikisht.
“Shihemi në gjykatë, nëse aty keni shpresën e fundit,” tha ai, duke kundërshtuar përpjekjet për shantazh. Emisioni pritet të sjellë një valë skandalesh dhe zbulimesh të reja.