Joan Laporta foli në “Catalunya Ràdio” për temat më të nxehta të klubit, duke zbuluar detaje të rëndësishme mbi trajnerët dhe vendimet strategjike. Për Superligën, ai u shpreh: “Na shërbeu për të ecur përpara dhe ndryshuar formulën e Champions-it”. Për Ronald Koeman tregoi: “I thashë se kisha menduar për një tjetër, por nëse nuk realizohej, atëherë do të vazhdonte”.
Ndërsa për Xavi Hernández, ai pranoi dyshimet fillestare: “I thashë se kishte nevojë për më shumë përvojë… Në fund besova tek ai, por nuk përfundoi mirë”. Laporta shtoi edhe një prapaskenë: “Më habiti kur tha se besonte 100% te skuadra, sepse më parë nuk kishte qenë kështu. Pas dy javësh tha se nuk do të ishim konkurrues për dy vite dhe Deco më tha se donte të ndryshonte 10 lojtarë”.
Për çështjen “Negreira” saktësoi: “Ishte vetëm këshillim arbitral, pa asgjë të dënueshme”. Ndërsa për Víctor Font shmangu polemikat: “Nuk dua ta personalizoj debatin”.
The post Laporta zbulon prapaskenat: Deco më tha se Xavi donte të ndryshonte 10 lojtarë appeared first on Telesport.









