Diskutimet për një rikthim simbolik të Lionel Messit te Barcelona vazhdojnë. Vizita e fundit e yllit argjentinas në stadiumin e tij të vjetër i emocionoi thellë tifozët. Për të nderuar legjendën e klubit, presidenti Joan Laporta konfirmoi se Barcelona planifikon të ngrejë një statujë për Messin.
Gjatë forumit “Barça ndër histori dhe e ardhmja”, Laporta zbuloi se bordi i klubit kishte konsideruar edhe mundësinë e riemërtimit të “Camp Nou”, duke e quajtur stadiumi “Lionel Messi”. Ai tha: “Për Leo Messin kemi në plan, kur të jetë momenti i duhur, t’i bëjmë nderimin më të madh dhe t’i ngremë një statujë. Ky nderim do të ishte më i jashtëzakonshmi në një stadium me 105.000 tifozë”.
Laporta shtoi se Messi është ndoshta lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe padyshim i Barcelonës, por nuk dëshiron të nxisë polemika. “Ai ka kontratë me një klub tjetër. Diskutuam ta titullojmë stadiumin në nder të tij, por vendosëm se ishte e papërshtatshme, pasi zakonisht bëhet për ata që nuk janë më mes nesh”, – përfundoi Laporta.
The post Laporta: T’i vendosim stadiumit tonë emrin e Messit? Ja pse është e papërshtatshme tani për tani appeared first on Telesport.











