Laporta për largimin nga Superliga: Ishte projekt që po shpërbëhej, jemi kthyer në familjen e futbollit

Joan Laporta, pranë fundit të mandatit dhe me zgjedhjet e 15 marsit në horizont, bëri një bilanc për “Barça One”, duke theksuar rikthimin e “respektit dhe prestigjit të klubit në zyrat e futbollit europian”. Barça kishte qenë promotore e Superligës (e shpallur nga Bartomeu në largim), por me tërheqjen përfundimtare “kthehet në familjen e futbollit”.

Ai tha se rruga e klubit ka qenë “gjithmonë me respekt dhe mirëkuptim”, duke pranuar përplasje me La Liga-n për “kontrollin ekonomik” dhe “interpretimin e rregullave”. Tani, sipas tij, ka “normalitet dhe dialog”, madje “nëse na e kanë pasur nevojën, kemi ndihmuar”. Marrëdhënie e mirë edhe me federatën, me “komunikim të rrjedhshëm”.

Për raportin e acaruar me UEFA-n, Laporta e quajti kapitull të mbyllur Superligën: “Projekti po shpërbëhej, nuk mund të zbatohej dhe na sillte shpenzime, pothuajse asnjë përfitim”. Ai shtoi se marrëdhënia me Real Madridin “nuk është e mirë, por ka qenë parehati e përhershme”. Objektivi tani: “Të kontribuojmë nga brenda për qëndrueshmërinë e futbollit europian”.

The post Laporta për largimin nga Superliga: Ishte projekt që po shpërbëhej, jemi kthyer në familjen e futbollit appeared first on Telesport.