Joan Laporta u shfaq i lumtur për titullin e Superkupës në Jeddah ndaj Real Madridit, por edhe i habitur nga fakti që lojtarët madrilenë nuk i bënë “roje nderi” Barcelonës. Pas ndeshjes, Mbappé iu kërkoi shokëve të largoheshin në dhomat e zhveshjes, gjest që nuk i pëlqeu presidentit blaugrana:
“Më habit që nuk na bënë nderimin e duhur. Duhet të jesh bujar dhe respektues edhe kur humbet, por e kuptoj që ishin momente shumë të vështira për ta. Dukej që ishin shumë të zemëruar dhe patën atë reagim”.
Për ndeshjen, Laporta tha: “Kishim kontroll të mirë, por Real Madridi mundi të na krijonte vështirësi me kundërsulmet. Megjithatë, ishim superiorë dhe mund të kishim fituar me diferencë më të madhe”.
Për Araujo: “Flick dhe stafi e aktivizuan për të ndjerë përsëri rolin e kapitenit. Ishte moment shumë emocional dhe ai e festoi kthimin me trofe”. Rreth zgjedhjeve sportive: “Mund të organizoheshin më herët, ndryshe krijojnë tensione për planifikimin sportiv. Marsi mund të jetë i përshtatshëm, ose 16 ditë në qershor pas sezonit”.
Për trajnerin: “Hansi Flick ka kontratë dhe do të qëndrojë për shumë sezone. Ka një lidhje të fortë me qytetin”. Rreth lojtarëve: “Joao Cancelo do të bashkohet këtë javë. Ter Stegen është me kontratë dhe po bën mirë. Pozicioni në portë është i mbuluar dhe nëse është i lumtur, qëndron me ne”.
The post Laporta për gjestin e Mbappé, që refuzoi nderimet e fituesve: Ishin shumë të zemëruar… appeared first on Telesport.










