Joan Laporta iu përgjigj denoncimit të një anëtari të klubit katalanas për pastrim parash dhe marrje komisionesh të papërshtatshme nga ai dhe disa anëtarë të bordit të tij. Laporta e quajti gjithçka “absolutisht të rreme” dhe një strategji gjyqësore e mediatike për të dëmtuar interesat e tij dhe atë që ai përfaqëson politikisht. Denoncimi përmendte një rrjet shoqërish në Spanjë, Qipro, Dubai, Kroaci dhe Estoni, duke pretenduar pagesa komisionesh të paligjshme në operacione si rinovimi i sponsorizimit me “Nike” dhe remodelimi i “Spotify Camp Nou”.
Laporta mohoi të gjitha akuzat, duke thënë se është një fushatë për të penguar rizgjedhjen e tij president: “Këtyre shpifjeve do t’iu përgjigjem si duhet. Është pjesë e strategjisë që prej kohësh synon të dëmtojë mua dhe kandidaturën time”. Ai gjithashtu theksoi kufijtë e transparencës për kontratat dhe rregullat e konfidencialitetit.
Përveç tij, denoncimi përfshinte edhe ish-anëtarë të bordit si Rafa Yuste, Maria Elena Fort, Eduard Romeu dhe Ferran Olivé. Laporta foli edhe për marrëdhënien me Messi, duke pranuar incidentin në “Balon d’Or” 2023, kur Messi refuzoi ta përshëndeste: “Marrëdhënia nuk është më ajo që ishte…, por ai mbetet një mit i barcelonizmit”.
The post Laporta mohon akuzat për pastrim parash: Gjithçka është plotësisht e rreme, duan të më dëmtojnë appeared first on Telesport.









