Laporta jep garanci të plota: Do të regjistrohen të gjithë futbollistët në pritje në La Liga

Këtë herë, Barcelona nuk do të përjetojë dramë me regjistrimet e lojtarëve. Klubi është plot optimizëm dhe beson se brenda javës që nis sot do të regjistrohen të gjithë futbollistët që janë ende në pritje; Joan García, Szczesny, Marcus Rashford dhe Gerard Martín, pa pasur nevojë për shitje apo lëvizje të detyruara.

Vetë presidenti Joan Laporta, nga Azia, konfirmoi: “Regjistrimet po ecin mirë”. Pra, nuk do të përsëritet skenari i sezonit të kaluar me Dani Olmo dhe Pau Víctor, që humbën ndeshje për shkak të vonesave në federim.

Deri më tani e kanë lënë klubin katalanas Pablo Torre, Pau Víctor, Ansu Fati dhe Lenglet, ndërsa operacionet financiare, abonimet VIP dhe marrëveshjet e sponsorizimit janë të mjaftueshme për të respektuar rregullat e “fair play financiar”.

Barcelona do të jetë plotësisht gati për ndeshjen hapëse të sezonit më 16 gusht ndaj Mallorca, me të gjithë lojtarët në dispozicion të Hansi Flick. Më në fund, qetësi vere për zyrat e “Camp Nou”.

The post Laporta jep garanci të plota: Do të regjistrohen të gjithë futbollistët në pritje në La Liga appeared first on Telesport.