Fillon java e zgjedhjeve te Barcelona me debatin e parë mes dy kandidatëve, Joan Laporta dhe Víctor Font.
Sulmi i Laportës: “Ai që gënjen je ti. Gënjeve sistematikisht këto vite. Ke thënë se do ta shndërronim Barcelonën, ke akuzuar për keqbarcelonizëm. Je teknokrat i fshehur pas kompjuterit, mohon dëshmitë dhe nëse fiton, do ta fundosësh klubin. Ke problem me egon dhe bëhesh zë i fushatës më të egër kundër Barcelonës”.
Përgjigja e Font: “Teknokrat? Çfarë do të thotë kjo? Ti nuk ke monopolin mbi Barcelonën në zemër. Nuk e mbaj Barcelonën në portofol dhe kurrë nuk do ta bëj. Kam vite duke luftuar për ta mbrojtur klubin dhe për ta kthyer te njerëzit e vet, pavarësisht sulmeve dhe paragjykimeve. Do të luftoj që Barcelonën ta mos e marrin disa persona”.
Font për Messi: “Leo mendon po ashtu siç e ka shpjeguar Xavi. Është çështje besueshmërie. Të prishësh marrëdhënien me lojtarin më të mirë në histori për interesa personale dhe ta mbyllësh plagën me një statujë është zhgënjyese. Barça do të ishte më e madhe me Messin”.
Përgjigjet Laporta: “Propozojmë statujë dhe një ndeshje nderimi për Messin kur stadiumi të jetë gati. Projekti sportiv do të jetë me Flick në stol dhe Deco në administratë. Xavi ishte gjithmonë i pakënaqur me skuadrën, gjyqtarët dhe stafin. Kur Messi nuk mund të rinovonte për çështje ekonomike, Xavi më tha në mars 2023 se donte të kthehej, por Jorge Messi tha në maj se do të kishte shumë presion dhe preferuan Inter Miami”.
Qëndrimi i Font: “Të gjithë ne, tifozët e Barcelonës, jemi shumë të entuziazmuar për këta lojtarë, që na erdhën të trashëguar; nuk është rezultat i zgjedhjes së drejtuesve. Na mungon një hap më shumë për të arritur të fitojmë Champions-in. Situata sportive nuk është vetëm ekipi i parë i futbollit, kemi ekipin e basketbollit në krizë, një ekip femrash me 6 lojtare që iu përfundon kontrata dhe nuk e dinë nëse do të vazhdojnë, po ashtu edhe trajneri. Gjatë gjithë mandatit nuk kemi mundur të regjistrojmë lojtarë.
Jemi mërzitur shumë kur pamë legjenda të klubit si Xavi, i cili tregoi një gjest guximi. Ka një Barça të qeverisur nga gënjeshtra. Ish-vjehrri i ish-presidentit që komandon po aq ose më shumë… Nuk ka asgjë të përbashkët ideologjikisht me vlerat themeluese të klubit, dhe askush nuk e ka votuar. Të dielën shumë njerëz do të duan të kthejnë faqen”.
Xavi trondit Barcelonën: Rikthimi i Messit ishte punë e kryer, por Laporta prishi gjithçka
The post Laporta i kundërpërgjigjet Xavit: Ishte gjithmonë i pakënaqur me skuadrën që kishte appeared first on Telesport.










