Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, iu përgjigj polemikave të ngritura nga babai i Lamine Yamal pas fitimit të Topit të Artë nga Ousmane Dembélé.
Mounir Nasraoui deklaroi, ndërsa po largohej nga Théâtre du Châtelet në Paris, “Viti tjetër do të jetë i yni”, duke kritikuar triumfin e Dembélé dhe duke e quajtur çmimin një “paragjykim moral” kundër të birit.
I intervistuar nga RAC1, Laporta qetësoi “ujin”: “Babai i tij është shumë pasionant, por duhet të kujtojmë se Lamine është vetëm 18 vjeç dhe e gjithë kjo mund ta mbingarkojë pak. Ai do të donte të fitonte, si Raphinha ose Pedri, i cili është më i miri në pozicionin e tij. Por Lamine i menaxhon mirë pritjet falë pjekurisë që ai demonstron.”
Presidenti theksoi talentin e të riut: “Të përfundosh i dyti në moshën 18 vjeç është e jashtëzakonshme. Lamine është lojtari më i talentuar në botë; ai ka fituar dy herë radhazi trofe Kopa, diçka që askush nuk e ka arritur ndonjëherë, dhe ai është konkurrues, profesional dhe punon jashtëzakonisht shumë në stërvitje. Të gjithë i imponojnë pritje, por ai i përballon ato mirë.”
Pas ceremonisë, Yamal madje mendoi për ekipin: gjatë rrugës për në aeroport, ai bleu hamburgerë për të gjithë delegacionin e Barçës, duke demonstruar edhe një herë natyrën e tij të thjeshtë dhe lidhjen me shokët e tij të ekipit. Më parë, ai e komplimentoi rivalin e tij, duke e quajtur performancën e tij “të shkëlqyer”.
The post Laporta “hesht” babain e Yamal me tone të buta pas deklaratës së bujshme! appeared first on Telesport.