Joan Laporta reagoi ndaj akuzave të forta të Xavi Hernández për supozimin se ai kishte refuzuar rikthimin e Lionel Messit te Barcelona më 2023. Gjatë debatit të parë elektoral për zgjedhjet presidenciale blaugrana, Laporta tha se ndihej “i befasuar dhe i lënduar” nga deklaratat e ish-trajnerit të tij:
“Kur lexoj deklaratat e Xavit, mendoj për Hansi Flick. Janë marrë vendime shumë të vështira për të mirën e klubit. Kam bërë atë që duhej të bëja. Me pothuajse të njëjtët lojtarë, Xavi do të kishte humbur, ndërsa Flick do të kishte fituar”.
Laporta kritikoi gjithashtu këndvështrimin politik të Xavit në intervistë, duke theksuar se ish-trajneri ishte “i instrumentalizuar nga Font”: “Ai dhe Yuste kanë mbrojtur vazhdimësinë e Xavit deri në fund. Është një stil që nuk më pëlqen, as tifozët e Barcelonës nuk e vlerësojnë”.
Presidenti në “votëbesim” përpiqet të mbrojë veten dhe të sqarojë pozicionin e tij vetëm 7 ditë para zgjedhjeve, duke tentuar të zbusë tensionet e shkaktuara nga akuzat e ish-trajnerit.
Xavi trondit Barcelonën: Rikthimi i Messit ishte punë e kryer, por Laporta prishi gjithçka
The post Laporta “driblon” akuzat e forta të Xavit: Jam i befasuar dhe i lënduar. Me këta lojtarë, ai do të kishte humbur appeared first on Telesport.










