Laporta dhe Deco vendosin përfundimisht, mësohen dy kandidatët për të zëvendësuar Lewandowski-n

Duke qenë se Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë në merkato dhe të afrojë një sulmues.

Pavarësisht shumë emrave që janë përmendur këto kohë, “Fichajes” por edhe medie të tjera spanjolle bëjnë me dije se presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco, kanë në listë vetëm dy kandidatë dhe njëri prej tyre duket se do të jetë zëvendësuesi i Lewandowski-t.

I pari është Julian Alvarez, i cili shihet nga të gjithë si profili i duhur për sulmin e Barcelonës, por kosto e tij është mbi 100 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse katalanasit do të jenë në gjendje financiare për të siguruar transferimin e tij.

Emri i dytë është Dusan Vlahovic, i cili ndryshe nga Alvarez, do të transferohet me kosto zero, pasi do të vijë si lojtar i lirë, duke qenë se i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të largohet nga Juventus. Sulmuesi serb duket një zgjidhje nga “halli”, pasi prioriteti i Barcelonës është padyshim Julian Alvarez.

The post Laporta dhe Deco vendosin përfundimisht, mësohen dy kandidatët për të zëvendësuar Lewandowski-n appeared first on Telesport.