Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, diskutoi shumë çështje personale, duke u fokusuar edhe te marrëdhënia me Leo Messin. Ai shpjegoi fotografinë ikonike të Messit në “Spotify Camp Nou”, një veprim i çuditshëm dhe simpatik i argjentinasit, që ishte me disa shokë nga kombëtarja dhe Pepe Costa. Ata panë dritën, vendosën të hynin, teksa shefi i sigurisë kontaktoi koordinatorin e stadiumit për ta lejuar hyrjen.
Laporta shprehu keqardhje për largimin e Messit, por theksoi se “jam culé dhe mbi gjithçka qëndron institucioni”. Vetëm një herë pas largimit patën kontakt, në ditëlindjen e Messit, kur Alejandro Echevarría i lidhi. Laporta e përshkroi bisedën si të ngrohtë, por pa pasoja konkrete, dhe shtoi: “Kjo çështje më trishton”.
Presidenti kujtoi se kishte nënshkruar kontratën e parë me Messin 16-vjeç dhe se marrëdhënia me familjen dhe futbollistin ishte fantastike. Ai është i gatshëm për çdo nderim, ndeshje lamtumire, statujë ose mirënjohje tjetër publike: “Në 125 vite histori të klubit tonë, Messi është nga më të lavdishmit, ndoshta më i madhi. Ai ka dhënë shumë për Barçën dhe anasjelltas. Shpresoj të takohemi përsëri”.
The post Laporta: Barcelona qëndron mbi gjithçka, ndarja me Messin më trishton appeared first on Telesport.













