Landucci e sheh si Allegri: Nëse nuk pëson gola dhe shënon, i fiton ndeshjet

Zv.trajneri i Milanit, Marco Landucci, që zëvendësoi Allegrin e pezulluar në Kupën e Italisë, foli pas fitores ndaj Lecce: “Është e rëndësishme të kemi gjithmonë këtë qasje, jo njëherë po e njëherë jo. Përcaktues është fillimi i ndeshjes. Pastaj, sigurisht na ndihmoi fakti që Lecce mbeti me 10 lojtarë. Në pjesën e parë mund ta luanim topin më shpejt, në të dytën e bëmë më mirë.

Djemtë bënë një ndeshje të mirë, kaluam turin dhe kjo është më e rëndësishmja. Seria pa gola të pësuar? Qartësisht, nëse nuk pëson gol dhe e shënon, fiton. Është gjë e thjeshtë, por e vërtetë: të shënosh kur e ke topin dhe të mos pëson kur e kanë të tjerët.

Të rinjtë? Bartesaghi, Athekame e Odogu kanë treguar cilësi. Janë një vlerë e shtuar për vitet e ardhshme. Grupi? Atmosfera në Milanello është shumë e mirë. Kemi një grup të bashkuar dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

 

 

 

The post Landucci e sheh si Allegri: Nëse nuk pëson gola dhe shënon, i fiton ndeshjet appeared first on Telesport.