Lamtumira e dytë e Gundogan: Manchester City do të ketë vendin e veçantë tek unë

Ilkay Gundogan është larguar përsëri nga Manchester City, këtë herë përgjithmonë. Gjatë tetë viteve të tij në Angli, gjermani fitoi gjithçka dhe tani një aventurë e re e pret, ajo te Gallatasaraj.

Manchester City do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ne patëm kaq shumë sukses në kohën tonë së bashku dhe pati kaq shumë momente të paharrueshme, jo vetëm të qenit kapiten gjatë sezonit të fitores së tripletës“, tha mesfushori gjerman.

Pak vite më parë, Gundogan u largua nga “citizens” për të luajtur një sezon të Barcelona. Rikthimi vjet nuk patu atë efekt që ai priste, ndaj 34-vjecari ka vendosur të largohet përgjithnjë nga Premier League.

The post Lamtumira e dytë e Gundogan: Manchester City do të ketë vendin e veçantë tek unë appeared first on Telesport.