“Lamtumira” e Asllanit: Largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet e tij sociale një letër prekëse për tifozët zikaltër, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe stafin për përvojën e veçantë në Milano. Ja mesazhi i tij i plotë:

“Të dashur tifozë të Interit, ka ardhur koha t’ju them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjej fjalët e duhura. Ta vishja fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sytë plot admirim.

Sa herë që dilja në fushën e ‘San Siros’, ndieja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr.

Një falënderim i veçantë për bashkëlojtarët e mi, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por familje e vërtetë. Falënderoj gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt.

Atyre që më mbështetën, iu shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time, sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete. Me dashuri, Kristjan”.

The post “Lamtumira” e Asllanit: Largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time appeared first on Telesport.