Kylian Mbappe di sesi të flasë në media. Ai e ka kuptuar se Florentino Perez nuk ka dëshirë që lojtarët madrilenë të komentojnë rivalët e tyre katalanas.
Kështu, i pyetur se kush e meriton “Topin e Artë”, ylli francez është përgjigjur me elegancë.
“Sipas meje, e meriton Dembele. Madje, do të isha i gatshëm të shkoja t’ia dorëzoja trofeun te dera e shtëpisë. Lamine Yamal? Ai është lojtar i Barcelonës, kështu që nuk mund të flasim për të”.
The post “Lamine Yamal? Luan te Barcelona, nuk flas për të”. Mbappe nuk bie në kurth… appeared first on Telesport.










