Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga kërkesat e tij që i ka bërë klubit paraprakisht.
El Mundo Deportivo shkruan se sulmuesi anësor ka kërkuar të ketë të drejtën të ekzekutojë goditjet e dënimit dhe penalltitë për Barcelonën.
Deri më sot, këto të fundit i gjuanin Raphinha dhe Robert Lewandowski, kështu që me siguri ata nuk do ta presin mirë këtë kërkesë të spanjollit.
Nuk dihet nëse Barcelona ka pranuar kushtet e Yamal, por me siguri do ta bëjë, sepse kjo shton shanset që ai të fitojë “Topin e Artë”.
The post Lamine Yamal i ka dorëzuar dy kërkesa Barcelonës, mos e ka tepruar? appeared first on Telesport.