Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Villarreal në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 26-të në La Liga. Protagonisti kryesor i takimit ishte Lamine Yamal me 3 gola të shënuar.
Fillimisht në minutën e 28-të, pas një topi të fituar në mesin e fushës dhe asistit të Fermin Lopez. Goli i dytë erdhi në minutën e 37-të, pas një kombinimi me Fermin Lopez dhe pasi tregoi gjithë klasin e tij të mundshëm, dyfoshoi shifrat me një gol tejet të bukur. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.
Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë, që gjejnë golin e parë dhe të vetëm për ta, me Pape Gueye, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit. Në minutën e 69-të, Lamine Yamal kompletoi “hat-trickun” e tij, pas asistit të Pedri. Kujtojmë që Lamal vetëm 18 vjeç, numëron 49 gola dhe 52 asiste.
Në minutat e fundit pati kohë edhe për golin e Robert Lewandowski, pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Jules Kounde. Barcelona fiton 4-1 dhe kryeson renditjen me 64 pikë, dukë vënë nën presion të madh Real Madridit, që nuk duhet të gabojë të hënën ndaj Getafe.
The post Lamine Yamal i jashtëzakonshëm, Barcelona bën detyrën më së miri ndaj Villarreal (video) appeared first on Telesport.










