Real Madrid dhe Barcelona do të përballen nesër në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Një deklaratë e fundit e Lamine Yamal e ka “nxehur” shumë supersfidën ende pa zbritur në fushë.
Ylli i Barcelonës akuzoi Real Madridin për vjedhje dhe se vetëm ankohen. Deklarata e Yamal ka sjellë pakënaqësi të mëdha te kampi madrilen.
Në konferencën e fundit për shtyp ditën e sotme, Xabi Alonso ka vendosur t’i mos kushtojë rëndësi deklaratës së Yamal dhe të fokusohet te ndeshja.
“A janë ofenduese deklaratat e Lamine Yamal? Nuk dua të flas fare për këtë temë. Për mua ka rëndësi fusha dhe mënyra si do të luajmë. Nuk dua të komentoj deklaratat e të tjerëve” tha Alonso.
The post Lamine Yamal i akuzoi për vjedhje, kundërpërgjigjet Xabi Alonso appeared first on Telesport.










