Lamine Yamal bën premtimin e madh për vëllain e tij të vogël

Ditën e djeshme, Barcelona dhe Lamine Yamal konfirmuan zyrtarisht se do jetë pikërisht ylli i ri spanjoll, ai i cili do të mbajë fanellën me numrin 10 te katalanasit. Në një video të punlikuar në rrjetet sociale, Keyne, vëllai i vogël i Lamine Yamal, ngjyros fanellat historike me numrin 10 të Barcelonës dhe duke parë vizatimet, Lamine yamal jep komentin e tij të shkurtër për disa nga yjet që kanë pasur këtë numër.

“Të luash mirë nuk mjafton për të veshur këtë fanellë… Disa bënë histori”, thotë Yamal, duke iu referuar Maradonës. “Të tjerë e kthyen lojën në argëtim”, këtu i referohet Ronaldinhos. “Dhe ky është më i miri që kam parë ndonjëherë”, këtu Lamine Yamal i referohet Messi-t.

Në fund të klipit, Keyne i dorëzon të vëllait fanellën me numrin 10 me emrin “Lamine Yamal” dhe ky i fundit i bën një premtim të madh vëllait të tij të vogël dhe sigurisht gjithë tifozëve të Barcelonës. “Të premtoj që do të bjë historinë timë, do të jap gjithçka”, mbyllet klipi me këtë premtim të bukur nga numri i ri 10 i Barcelonës, Lamine Yamal.

The post Lamine Yamal bën premtimin e madh për vëllain e tij të vogël appeared first on Telesport.