Lamine Yamal mbushi ditën e diel 18 vjeç, duke u bërë zyrtarisht madhor. Asi spanjoll i Barcelona shprehu një urim për ditëlindje në kanalet zyrtare të klubit “Blaugrana”.
“Në moshën 18 vjeç, kërkoj atë që kisha në moshën 16 dhe 17 vjeç, plus titujt që ende më mungojnë. Padyshim Kupa e Botës dhe Champions League“, tha Yamal.
Yamal, i cili është tashmë një nga favoritët absolutë për të fituar Topin e Artë të ardhshëm, zbuloi mentalitetin e tij dhe çfarë e shtyn të dëshirojë gjithmonë më shumë pavarësisht moshës së tij.
“Mentaliteti im më thotë se duhet të shkoj dhe të fitoj. Nuk mendoj për faktin se kam ende kaq shumë vite për të luajtur. Dua të fitoj tani dhe do të jap gjithçka për ta arritur këtë”, tha Yamal.
“Të gjithë ‘golacakëve’ u them se do të jemi atje, do të luftojmë. Nuk ka dyshim se Liga e Kampionëve do të kthehet në shtëpi dhe unë gjithashtu synoj Kupën e Botës“, deklaroi spanjolli.
The post Lamen Yamal mbush 18 vjeç, ja dy dhuratat që ylli spanjoll kërkon në të ardhmen appeared first on Telesport.