Në një intervistë të fundit për “FcInterNews”, Lautaro Martinez ka folur gjerë e gjatë, ku padyshim nuk mund të mungonte pyetja as për “Topin e Artë”.
Sulmuesi argjentinas, ka lënë Lamine Yamal jashtë treshes favorite sipas tij. “PSG ka disa kandidatë dhe secili prej tyre mund ta fitojë atë… Hakimi, Dembele.
Sa i përket pjesës tjetër, më pëlqen shumë Mohammed Salah. Por varet se si i vlerësoni të gjitha. Ai pati një sezon të shkëlqyer në Premier League, të cilën e fitoi, dhe është një lojtar vërtet interesant”, tha Martinez.
Kujtojmë se këtë vit ndryshe nga herët e tjera, ceremonia për “Topin e Artë” do të mbahet më shpejt, më 22 shtator.
The post Lamal-in nuk e sheh as në treshe, Lautaro Martinez zbulon 3 favoritët sipas tij për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.