Kevin Keegan, 74 vjeç, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur familja e ish-sulmuesit anglez, pas disa ditësh shtrimi në spital për shkak të dhimbjeve abdominale. Kontrollet diagnostike kanë konfirmuar këtë diagnozë të dhimbshme. “Gjatë kësaj periudhe kaq të ndjeshme të shtrimit, familja kërkon respektimin e privatësisë. Nuk do të jepen më shumë detaje”, – shpjegon njoftimi zyrtar.

Newcastle dhe Liverpool kanë postuar në rrjetet e tyre sociale urime për shërim të shpejtë të kampionit të madh, që ka luajtur me fanellat e tyre në vitet ’70 dhe ’80. Keegan mbetet ikonë e futbollit anglez dhe ka një karrierë të paharrueshme si lojtar e trajner. Tani, tifozët dhe klubet shprehin mbështetje për të dhe familjen e tij, në këtë moment të vështirë.
The post Lajmi i dhimbshëm, Keegan diagnostikohet me kancer. Ish-sulmuesi shtrohet në spital appeared first on Telesport.










