Kjo po ndodh pavarësisht asaj se shumë prej pensionistëve janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, por edhe në moshë të shtyer.
Për këtë çështje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, sot ka lëshuar një sqarim për publikun.
Në njoftimin e MFPT-së, thuhet se pensionistët mbi moshën 80 vjeçare, mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimi.
“Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës. Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Po ashtu kjo ministri i ka publikuar edhe numrat e telefonit në gjashtë qytete, ku mund të thirren ekipet mobile.