Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka konfirmuar sot se mbrojtësi Lisandro Martinez është rikthyer në formë pasi një lëndim bëri që ai të humbiste pesë ndeshjet e fundit të Premier League.
Martinez u pa duke u stërvitur të martën gjatë kampit stërvitor të klubit në Dublin dhe është një rikthim i rëndësishëm për “djajtë e kuq”, pasi kolegu i tij Harry Maguire është i pezulluar për ndeshjen e së hënës në mbrëmje kundër Leeds.
Carrick konfirmoi se Mason Mount është gjithashtu rikthyer në formë të plotë. Mesfushori hyri në lojë në minutën e 89 kundër Bournemouth, në rikthimin e tij në fushë që nga derbi i Manchesterit në mesin e janarit.
Patrick Dorgu po punon për rikuperimin e tij në Irlandë, bashkë me Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko gjithashtu pjesë të grupit. Mbeumo dhe Sesko u tërhoqën nga kombëtaret respektive muajin e kaluar.
“Pushimi i dy javëve të fundit në fakt ka funksionuar në favorin tonë në disa mënyra, në aspektin e rikthimit të lojtarëve,” tha Carrick për mediat.
“Mason është gjithashtu në stërvitje dhe ai ka pasur atë periudhë kohore për ta ndërtuar rikuperimin e plotë. Thjesht duam të bëhemi më të fortë si grup”, deklaroi Carrick
The post Lajme të mira nga infermieria për Carrick: 5 lojtarë të dëmtuar rikthehen në dispozicion për fundin e sezonit appeared first on Telesport.









