Sezonet e fundit kanë qenë sfiduese për Jamal Musiala, 22 vjeç, një nga lojtarët e rinj më të talentuar të gjeneratës së tij. Megjithatë, lojtari i Bayern Munich është gati të kthehet pothuajse tre muaj e gjysmë pas një thyerjeje të fibulës.
“Mendoj se mëson shumë kur je i dëmtuar. Për shembull, e kuptoj sa shumë argëtohem zakonisht dhe sa shumë e dua futbollin“, tha ai për FCBayern.com në lidhje me rikuperimin e tij.
“Ke kohë të vëzhgosh me qetësi se çfarë mund të bësh më mirë. Në fushë, nuk ke atë kohë për të menduar për gjithçka. Dhe, padyshim, dua të kthehem në një formë edhe më të mirë”, deklaroi Musiala.
Më tej, talenti gjerman shtoi: “Që nga lëndimi im, kam qenë me familjen time pothuajse gjatë gjithë kohës. Ata më kanë ndihmuar shumë, madje më kanë ndihmuar të shkëputem pak nga futbolli“.
Lidhur me fillimin e sezonit për shokët e tij të ekipit dhe trajnerin Vincent Kompany, Musiala tha se ishte shumë i impresionuar nga dhjetë fitoret në po aq ndeshje zyrtare të luajtura deri më tani nga bavarezët.
“Mund ta shihni sa mirë po luajmë tani, sa shumë po argëtohen të gjithë. Dua të jem pjesë e kësaj dhe të kthehem në fushë. Duam të argëtohem pas dëmtimit dhe të sigurohem që të fitojmë shumë si ekip“, përfundoi Musiala.
The post Lajm i mirë për Bayern, rikthehet Musiala: Mezi pres të argëtohem edhe unë me këtë ekip appeared first on Telesport.