Lajm i mirë për Amorim, sulmuesi pranë rikthimit në fushë pas një muaji pushim

Benjamin Sesko është afër rikthimit në aksion për Manchester United, pasi qëndroi pushim një muaji për shkak të një dëmtimi në gju. Madje, ai edhe mund të luajë kundër Bournemouth të hënën në kampionat.

22-vjeçari pësoi një dëmtim në gju kundër Tottenham Hotspur në fillim të nëntorit. “Sky Sports News” sqaron se Sesko, i cili është rikthyer në stërvitje të plotë, është afër rikthimit dhe mund të jetë në skuadër kundër Bournemouth.

Gjithsesi, ai ka të ngjarë të luajë një rol më të plotë në ndeshjen kundër Aston Villa, më 21 dhjetor. Ndërsa në sfidën e radhës ai mund të luajë vetëm disa minuta për të parë gjendjen e tij.

Rikthimi i Sesko është një lajm i mirëpritur për trajnerin Ruben Amorim, i cili nuk do të ketë në dispozicion Bryan Mbeumo dhe Amad. Të dy lojtarët do të marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila fillon më 21 dhjetor.

The post Lajm i mirë për Amorim, sulmuesi pranë rikthimit në fushë pas një muaji pushim appeared first on Telesport.